Ish ministri i Shëndetësisë dhe ish deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, shprehet se vaksina e mberritur ne Shqiperi, Anti-Covid eshte e rrethuar me hije dyshimi.

Nder te tjera Shehu thekson ne nje regim ne fb, se: ”Asnjë donator i botës demokratike, vend i BE siç thote Rama, kompani serioze farmaceutike, nuk do ta kërkonte kurrë këtë “fshehtësi” edhe ndaj «lypsarëve”.

Ja reagimi i plote i Shehut:

1-Dje ai e pranoi ate qe i kemi thene prej kohesh: “mos u bazo vetem te COVAX, kontrakto direkt me kompanite, lidhu me vendet e BE”, por fatkeqesisht tashti kemi humbur kohe, qe konvertohet ne Jete, Shendet e Ekonomi. Kur Shqiperise qe te mbylle kete proces i duhen reth 5,5 Milion doza, kjo nuk mund te korregjohet me 970 te djeshmet dhe keto si “lemoshe” e pa adrese zyrtare dergimi.

2-Por me keq akoma Kryeministeri eshte rasti unik ne Europe, qe megjithe insistimet e shumta nuk deklaron prejardhjen e certifikaten e origjines te kesaj vaksine, gje qe bie ndesh me ligjet, Sigurine Medikamentoze, transparencen ne pergjithesi.

3-Asnje donator i Botes Demokratike, vend i BE sic thote Rama, kompani serioze farmaceutike, nuk do ta kerkonte kurre kete “fshehtesi” edhe ndaj «lypsareve”.

4–Sipas rregullave europiane te gjithe ata qe vaksinohen duhet te skjarohen per certifikimin e origjinen e vaksines, pervec elementeve te tjere.

Dje ne Tirane nuk ndodhi keshtu, perkundrazi edhe nje mjek qe ishte vaksinuar cuditerisht sot deklaron se “nuk e mesoi dot nga ka ardhur vaksina”, gje qe lidhet me nje sere aspektesh te te drejtes e te Vigjilences Farmaceutike!

U konstatua vetem nje propagande tipike per sektet okulte, pa asnje skjarim zyrtar, qe per nje procedure kaq delikate teknike, profesionale, shkencore e per shendetin, tingellon si truke “te botes se erret”.

Kjo gjendje anormale qe kerkon nje sqarim publik, duhet te shqetesoje edhe autoritetet e BE, ato te kompanise Pfizer-BioNTech, ato te OBSh e te shtetit serioz Gjerman, nga ku perflitet se ka ardhur “dorrazi” me Carter, gje qe eshte krejt kunder cdo rregulli teknik e legal vecanerisht per kete vaksine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu