Kryetari i Bashkise se Gjirokastres Flamur Golemi, ka uruar besimtaret Bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit. Ne nje status urues ne faqen e tij ne FCB, zoti Golemi shpreh urimet per kete dite te shenuar dhe njekohesisht ka gjetur rastin te apeloje tek besimtaret gjirokastrite te qendrojne ne shtepi, te kufizojne levizjet dhe ndjekin keshillat e mjekeve per te luftuar Coronavirusin.

Urimi i plote i kryebashkiakut Golemi me rastin e Sulltan Novruzit. 

Një Sulltan Novruz i pazakontë sepse jemi të mbyllur brenda, të privuar nga liria dhe në pamundësi për të kryer ritet fetare të rastit. Por s’na pengon askush të përcjellim urimet tek njëri-tjetri për këtë ditë të shënuar, për ketë festë të madhe të bektashizmit. Sot më shumë së kurrë bashkë me rigjallërimin e natyrës presim ditën e madhe kur do të shpëtojmë nga virusi që na ka zënë në çark. Besoj se kjo ditë ditë do të jetë afërt dhe varet plotësisht nga ne. Nëse qëndrojmë brenda, kufizojmë lëvizjet dhe ndjekim këshillat e mjekëve do ia dalim mbanë. Gëzuar dhe Zoti ju bekoftë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu