Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i ka dërguar një urdhër Drejtorive të Policisë në të gjitha qarqet e vendit që në kuadrin e masave për të paralanduar epideminë e koronavirusit, të mos lejojnë grumbullime masive njerëzisht në rrugë, bare, palestra.

Në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka dërguar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu