Kryetari i PEISH-se Gjirokaster Gramos Braho, ne nje shkrim te dites se sotme, ka shprehur habine dhe indinjaten e tij per ate, qe ai e cileson si ”Terr informativ” nga Bashkia e qytetit te gurte. Braho, gjithashtu denoncon fshirjen e websaitit zyrtar nga ana e Bashkise Gjirokaster, si dhe i kujton institucionit ne fjale, se eshte duke shkelur kushtetuten.
Per me teper ndiqni te plote shkrimin e Brahos:
Nëse klikoni për të kërkuar informacion në websaitin e Bashkisë Gjirokastër do dali kjo foto e cila ka rreth 3 – muaj!!
Bashkia Gjirokastër e ka fshirë websaitin e saj zyrtar dhe nëse kërkon një informacion minimal duhet ti drejtohesh faqes propagandistike të facebookut!A thua se kanë ardhur specialista nga Japonia për të sistemuar faqen zyrtare të bashkisë?!
Ligji për të drejtën e informimit me sa duket është vetëm një shkresë “bakalli” dhe nëse i drejtohesh institucionit të Bashkisë me shkresë zyrtare për dhënie informacioni, apsolutisht asnjë përgjigje, një bashki e uzurpuar tashmë duke vendosur veton për qytetarët e saj me titullin ” Topi është i imi penalltinë po e gjuaj vetë” dhe nga njëra anë ka të drejtë se mjaftonte dhe një votë personale për të administruar qytetin!
Me sa duket kjo qenka #Shqipëria që duam e Rilindasve” duke çensuruar ç’do informacion dhe duke propaganduar me dorë të hekurt informacionet zyrtare nga faqja e facebook-ut!
Seç u tha e seç është bërë brenda institucionit të Bashkisë një zot e mer vesh, por shpresojmë që specialistët e ardhur nga Japonia të mbarojnë punë shpejt!Zotërinj, qytetarët paguajnë taksa, minimalisht kanë të drejtë t’ju ktheni përgjigje, minimalisht kanë të drejtën të dinë ç’po bëhet me qytetin e tyre!
Po masakroni konventat e ratifikuara nga Shteti Shqiptar, po shkelni Kushtetutën dhe aktet nënligjore!