Kryedemokrati i Gjirokastres Dasho Aliko, ka reaguar per punimet e Ujesjellesit te Lazaratit.

Permes nje reagimi ne rrjetin social te fb-se, Aliko i ka bere thirrje Bashkise se Gjirokastres, si dhe firmes zbatuese ne terren, qe te jene transparente me komunitetin ne cdo hap te punimeve.

Ja reagimi i Alikos:

Te dashur bashkefshataret e mij lazaratas !

Ashtu si ju edhe une pjese e ketij komuniteti, jam njohur me shqetesimet dhe i kam ndeshur edhe personalisht rreth vijueshmerise se projekt-zbatimit te ujesjellesit te ri ne Njesine Administrative Lazarat.

Per kete fakt i kam kerkuar Bashkise Gjirokaster si dhe firmes zbatuese, informacion rreth projektit perfshire specifikimet teknike, preventivin, çertifikaten e materialeve qe perdoren si prsh tubacionet dhe aksesoret e tjere shoqerues qe jane pjese e investimit ne terren, njekohesisht edhe per punimet nentokesore dhe specifikimet e tjera teknike.

Pasi u njoha me to, diskutova me disa specialiste te kesaj fushe. I kam kerkuar kryetarit te emeruar te Bashkise Gjirokaster qe nje grup inxhinieresh te specializuar, te kontrollojne hap pas hapi kete projekt per t’u zbatuar me rigorozitet dhe seriozitet e perkushtim te madh.

Kjo kerkese imja eshte marre ne konsiderate çka eshte nje ogur i mire per ecurine e punimeve cilesore. Te dashur bashkefshataret e mij, para se te bejme polemike me njeri-tjetrin e te sillemi jo etikë neper rrjetet sociale, kerkojini firmes zbatuese transparence per gjithcka qe thashe me siper.

Vec kesaj te nderuar bashkefshataret e mij, thërrisni specialistet e fushes per te qene prezente dhe te kryejne oponence ndaj projektit aty ku ata kane dyshime ose mungese specifikimesh teknike. Miq te mij!

Ne jemi deshmitare kur realizuam ndertimin e ujesjellesit modern por ju e dini mire se cfare ndodhi. Ndersa sot ata qe i vendosen kazmen, kane lare duart si Ponc Pilati apo me keq akoma.

Ju lutem therrisni specialistet.

Ata jane njerezit kompetente per cilesine e materialeve apo dhe zberthimin e projektit. I bej thirrje firmes zbatuese te projektit, te ribeje sa me pare transparencen e projektit dhe te ktheje rruget dhe rrugicat ne gjendjen e meparshme pasi supervizori dhe kolauditori te kene kryer verifikimet dhe kontrollet ne terren.

Dimri po troket dhe lageshtia nga rreshjet e pritshme, nuk duhet te penetrojne ne shtresat e rrugeve.

Perpara se te bejme politike, jemi dhe do vdesim Lazaratas!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu