UEFA ka anuluar finalen e ‘Champions League’ që ishte parashikuar të luhej në Shën Petersgurg.

Pas pushtimit rus në Ukrainë, UEFA ka vendosur që finalja e Ligës së Kampioneve të luhet në Francë.

Finalja ishte parashikuar të luhej në qytetin e lindjes së Putin.

Vendimi u mor sot pas mbledhjes në një takim urgjent të drejtuesve të UEFA-s, ku u vendos që finalja të luhet në “Stade de France”.