Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për udhëtimet drejt Italisë, aplikohen këto rregulla deri më datë 31 maj 2022:

✅ Lejohet udhëtimi për çfarëdo arsye.
✅ Mjafton të plotësohet një nga kushtet e green pass: certifikata e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ për Covid-19.
✅ Fëmijët deri në moshën 6 vjeç janë të përjashtuar nga këto rregulla.
❗Nëse nuk plotësoni një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5 ditore dhe test në fund të izolimit.