Lirohet nga burgu Diana Bahçja e cila ishte dënuar me rreth 2 muaj burg për braktisjen e fëmijës.

Seanca gjyqësore u zhvillua sot në gjykatën e Tiranës për nënën lehonë të Shkodrës, Diana Bahçja e cila ishte dënuar me 50 ditë burg për akuzën e braktisjes e fëmijës.

Nga ana e saj, ajo u shpreh se nuk ka qenë në dijeni të gjobës së vënë nga gjykata, ndërkohë ajo deklaroi se nuk e kanë lejuar të takojë vajzën 5-vjeçare.

Nderkohe qe avokatët e saj kërkuan lirim, duke pasur parasysh se fëmija i saj është vetëm pak ditësh dhe kërkojnë përkujdesjen e saj.

Kërkesa për pezullimin e ekzekutimit u gjykua nga gjyqtari Ardit Mustafaj, ndërsa prokurori Endrit Bimi theksoi se duhet të paguhet gjoba prej 25 mijë lekësh.

Diana u dënua me 50 ditë burg për shkak se ish-bashkëshorti i saj e ka akuzuar se ka braktisur fëmijën, por ajo e mohon këtë fakt duke thënë se ai e dhunonte.

Burgosja e nënës së re ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, si dhe në politikë duke kulmuar me lirimin e saj ditën e sotme.

Avokati tha pas vendimit se “drejtësia u vu në vend”. “Ishte një vendim human”, tha ai