Një operacion për heqjen e dhjamit dhe ngushtim të stomakut i ka kushtuar jetën një oficeri të policisë gjyqësore në qytetin e Gjirokastër. Burime për Jugulajm.net bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Ylli Zaçe. Zaçe kishte zgjedhur Turqinë për të kryer operacionin, por nuk shkoi mirë duke ndërruar jetë.

Nga kontaktet që JuguLajm.net ka pasur me persona të afërt të të riu, mësohet se me anë të një diete ai kishte humbur peshë, por brenda një kohe të shkurtër i rimori  kg e humbur, çka e detyroi që t’i nënshtrohet operacionit për ngushtimin e stomakut.

Zaçe vuante edhe nga diabeti, çka mund të ketë ndikuar edhe në komplikimin e operacionit. Trupi i tij i pajetë pritet të sillet ditën e nesërme në Shqipëri, për t’u përcjellë në banesën e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu