Nje shtetas nga Permeti eshte proceduar nga uniformat blu, pasi u kap duke nxjerre gur pa leje ne fshatin Mbrezhdan te Permetit.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, në ngarkim të shtetasit A. K., banues në Përmet (administrator i një subjekti), pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer gërmime për nxjerrjen e gurëve, në fshatin Mbrezhdan, Përmet, pa lejen përkatëse.