Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një postimi në fb në lidhje me lënien e mandatit të deputetit nga ana e Fation Veizajt.

Shehu është shprehur se e kupton zemërimin e kolegut duke i thënë që nuk ja vlen të largohet nga Kuvendi për shkak të veprimeve të një zuzari duke e mbyllur duke i treguar respekt.

Ja postimi i plotë i Shehut:

I dashur Fatjon!

Lexova per aktin tend te dorezimit te mandatit te deputetit. E mire kuptoj zemerimin tend te madh ndaj “vendimeve” te fallsifikuara, dashekeqe, percarese per PD, nen komanden e Rames, te shpallura si fermane te nje Sulltani nga uzurpatori edepsez i postit te kryetarit te grupit tone, qe te shtyne ne kete hap!

Si nje nga te perjashtuarit e fundit te falenderoj per solidaritetin e mirekuptimin.

Por si koleg e mik, dua te te them se nuk ja vlen te largohesh nga Kuvendi per shkak te veprimeve te tilla te atij zuzari, “krye eunuk” i Rames. Ai duhet luftuar si pupaci i Rames, duhet “grisur” si gjethja e fikut e Rames, se i tille eshte!

Dhe kaq. Nuk meriton me shume.

Nuk ja vlen qe ti te lardohesh nga Kuvendi per “deliret” e nje deliranti te keq perdorur nga Rama!

Ndoshta ka hapesire per ta rikonsideruar vendimin tend.

Respekte

Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu