Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nis javën e ardhshme një tur në 12 qarqe për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët.

Ky tur i quajtur “Turi Kombëtar i Shpresës” do e çojë liderin e opozitës në të gjitha bashkitë e vendit.

Turi do të nisë të hënën më 4 nëntor në Elbasan, për të vazhduar të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë, të premten në Krujë dhe me pas ne Gjirokaster, Fier etj.

 

Sot Basha zhvilloi takime prej orës 9:00 me kryetarët e degëve të Shqipërisë në selinë e PD, të cilët i ka porositur që të mbajnë kontakte me strukturat dhe të verifikojnë listat e zgjedhësve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu