Akuza të forta kanë ardhur nga zëvendëspresidenti i Luftëtarit, Artur Dadaj. I ftuar në emisionin “Ora Sport” është shprehur se gjirokastritët janë persekutuar nga të gjithë arbitrat dhe janë ekipi që janë dëmtuar më shumë nga ata që vendosin drejtësinë në fushë.

Megjithatë, Dadaj thekson se pavarësisht kësaj, Luftëtari do të qëndrojë në Superiore. Luftëtari është persekutuar nga të gjithë arbitrat. Me përjashtim të ndeshjes me Kukësin, na kanë penalizuar në të gjitha ndeshjet. Jemi ekipi që na kanë dëmtuar më shumë.

Kemi një ekip të ri, por që premton shumë. Na kanë mohuar shumë pikë arbitrat dhe ky është një problem i madh. Luftëtari do të qëndrojë në superiore, pasi do të bëjmë afrime në merkaton e janarit-tha Dadaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu