Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster dhe ish-Ministri i Shendetesise, Prof. Dr. Tritan Shehu, në një tryezë diskutimi me kreun e PD-se, Sali Berisha dhe mjekët diskutuan për problematikat në sistemin shëndetësor.

Shehu deklaroi se sistemi shëndetësor është sistemi më i sofistikuar dhe kompleks që ka krijuar mendja e njeriut.

Gjithashtu Shehu theksoi se sistemi shëndetësor në Shqipëri është më pak i financuari në Europë.

Ai shtoi se qeveria e Ramës premtoi shëndetësi falas, por ajo është kokëposhtë.

“Fatkeqësisht sot ne të gjithë bashkë, ju të gjithë mjekët që jeni pranë qytetarit, sistemi ynë shëndetësor është larg parametrave dhe objektivave, larg elementëve për të cilët jemi mbledhur për të diskutuar.

Sistemi shëndetësor është me i nënfinancuari në Europë me 2.1 të GDP nga buxheti dhe 0.8 nga kontribute diskete kur mesatarja europiane është 9.

Kjo qeveri aktuale premtoi shëndetësi falas, por është kokëposhtë.”-tha Shehu.