Ish Ministri i Jashtem i Shqiperise Tritan Shehu, ka uruar Ali Ahmetin, Kryetarin e BDI-se, Partise Shqiptare ne Maqedonine e Veriut, per fitoren ne zgjedhjet e djeshme.

Shehu nepermjet nje shkrimi urues ne rrjetin social te fb-se, ka theksuar se: “Urimet me te mira BDI-se dhe politikanit te shquar Ali Ahmeti per suksesin e rendesishem te arritur ne zgjedhjet e djeshme ne Maqedonine e Veriut.

Gjithashtu Shehu ka uruar edhe kryetaret dhe partite e tjera shqiptare, qe garuan ne zgjedhjet per parlamentin e Maqedonise Veriore.

Ja shkrimi urues i Shehhut:

Urimet me te mira BDI-se dhe politikanit te shquar Ali Ahmeti per suksesin e rendesishem te arritur ne zgjedhjet e djeshme ne Maqedonine e Veriut.
Po keshtu dua te uroj Aleancen per Shqiptaret e Z.Ziadin Sela per rezultatin ne keto zgjedhje.
Urime dhe per PDSH-se e Partine Besa per sa fituan.
Pa dyshim qe keto rezultate pozitive te forcave shqiptare, si dhe zhvillimet e pergjitheshme ne keto zgjedhje thelbesore per Maqedonine e Veriut, jane nje zhvillim tejet pozitiv jo vetem per demokracine e te ardhmen Europiane e Perendimore te atij shteti, por dhe per te gjithe Rajonin tone.
Urimet me te mira per nje Maqedoni te Veriut gjithmone e me prane BE!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu