Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk deklaroi një ditë më parë se Turqia ka mbështetjen e Shqipërisë për operacionin ushtarak që ka nisur në Sirinë e Veriut.

Murat Ahmet Yoruk tha dje se Shqipëria dhe Turqia janë aleat të natyrshëm dhe shtoi se “besojmë se kemi mbështetjen e Shqipërisë për luftën në Siri”.

Për këtë qëndrim qeveria shqiptare nuk është shprehur zyrtarisht, ndërkohë që i pyetur nga “Panorama”, ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka deklaruar se vendi ynë duhet të rreshtohet përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Mendimi i pare i imi është dëshira për të gjetur një rruge dialogu e paqeje midis palëve për të evituar sa me shpejt luftën, konfliktin, humbjet njerëzorë etj.

Se dyti unë e them qartësisht se Shqipëria është dhe duhet te jete vetëm në krah të SHBA dhe me tej te BE, veçanërisht kur ka një qëndrim zyrtar te Brukselit, për të tilla ngjarje.

Ne rastin konkret të një konflikti në një zonë shumë të komplikuar përplasjesh, larg hapësirave ku në mund të luajmë ndonjë rol aktiv apo ku mund te kemi interesa konkrete si vend apo si komb, në duhet te ndjekim me qëndrimin tonë qartësisht ne radhe të parë ShBA-në. Kjo edhe sepse aty po luhen “lojëra të mëdha”, shume larg dimensioneve e interesave tona përkatëse, qe mund te rrezikojnë paqen ne hapësira të gjera te rruzullit, paqe e stabilitet, që nuk mund te sigurohen e të qëndrojnë në Botë pa rolin aktiv e parësor të SHBA-se”, ka thënë Shehu për “Panorama”.

Pyetje: Z.Shehu, si e gjykoni dhe cili duhet te jete qëndrimi i Tiranës zyrtare në lidhje me futjen e ushtrisë turke ne Sirinë e Veriut dhe konfliktin e krijuar aty? Ambasadori i Turqisë deklaroi se Shqipëria është ne krah te Turqisë, ndërsa Qeveria jone nuk shprehet?

Pergjigje: Mendimi i pare i imi është dëshira për të gjetur një rruge dialogu e paqeje midis palëve për të evituar sa me shpejt luftën, konfliktin, humbjet njerëzorë etj.

Se dyti unë e them qartësisht se Shqipëria është dhe duhet te jete vetëm në krah të SHBA dhe me tej te BE, veçanërisht kur ka një qëndrim zyrtar te Brukselit, për të tilla ngjarje.

Ne rastin konkret të një konflikti në një zonë shumë të komplikuar përplasjesh, larg hapësirave ku në mund të luajmë ndonjë rol aktiv apo ku mund te kemi interesa konkrete si vend apo si komb, në duhet te ndjekim me qëndrimin tonë qartësisht ne radhe të parë ShBA-në.
Kjo edhe sepse aty po luhen “lojëra të mëdha”, shume larg dimensioneve e interesave tona përkatëse, qe mund te rrezikojnë paqen ne hapësira të gjera te rruzullit, paqe e stabilitet, që nuk mund te sigurohen e të qëndrojnë në Botë pa rolin aktiv e parësor të SHBA-se.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu