Në Piken e Kalimit Kufitar te “Tre Urave” ne Permet kapen 25 mije paund te padeklaruar. Jugulajm.net informon se sasia e monedhave britanike eshte kapur gjate nje kontrolli te detajuar ne automjetin me targa te Mbreterise se Bashkuar YC54WSU me drejtues Ardian Ndreka banues Decan te Kosoves i shoqeruar nga Rahman Berisha banues Prishtine.

Nga kontrolli i ushtruar nga kontrolloret policore, u kostatuan rreth 25000 paund. Ardian Ndreka per nje periudhe 3 vjecare ka futur ne Shqiperi 15 mjete me targa britanike ne periudha te ndryshme kohore ne pika te ndryshme kufitare.

Pas veprimeve te kryera u sekuestruan monedhat angleze se bashku ne autoveturen qe i transportonin dhe filloi procedimi ndaj dy shtetasve kosovare per vepren penale te mos deklarimit te te hollave ne kufi. Materialet i kaluan Prokurorise se Permetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu