Policia greke ka arrestuar 3 të rinj nga Shqipëria.
Këta të fundit janë ndaluar në Ksehorën e Poshtme, pranë Filatit, Greqi.
Shkak i arrestimit të tyre është bërë një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Mësohet se djemtë e rinj, pasi kane kaluar nga Kufiri i Gjelbert i Shqiperise kanë udhëtuar rreth 5 orë në këmbë dhe kishin si qëllim transportimin e 3 çantave me kanabis matanë kufirit, ku mendohet se i prisnin te tjere njerez.
Sasia totale prej 31.7 kg drogë është sekuestruar dhe është kapur nga oficerët e policisë greke