Sapo informohemi se ka nderruar jete elektriçisti Gëzim Çabej i cili mengjesin e sotem ra nga shtylla e tensionit te larte pas kontaktit me rrymen elektrike ne lagjen Gërhot.

Ai eshte transportuar 2 ore me pare me helikopter drejt kryeqytetit pas rendimit te gjendjes shendetesore. Jugulajm.net meson se elektricisti i ndjere kishte hemoragji te brendshme pergjate gjithe dites se sotme. Transportimi i tij ne Tirane ishte mundesia e fundit per t’u normalizuar.

Ne kater muajt e fundit, ky eshte elektriçisti i katert i OSHEE Gjirokaster qe humb jeten ne krye te detyres duke shenuar bilancin me te rende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu