Qeveria ka vendosur të karantinojë  Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë, duke bllokuar lëvizjen totalisht në fundjavë. Por do ketë disa përjashtime. Lexoni rregullat:

-PËR TË KRYER SHËRBIMET E TYRE INFORMATIVE GJATË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS BRENDA PERIMETRIT TR-DR, MEDIAT TELEVIZIVE DUHET TË AKREDITOJNË AUTOMJETET E TRUPAVE TË TYRE, PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT NË TIRANË.

SIPËRMARRJET QË KRYEJNË SHËRBIME TRANSPORTI MALLRASH APO SHËRBIME FURNIZIMI ME MALLRA USHQIMORE APO FARMACEUTIKE NË PERIMETRIN TR-DR, DUHET TË AKREDITOJNË AUTOMJETET E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE TË TYRE, SI EDHE VETË PUNONJËSIT, EMËR PËR EMËR, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT.

NESËR ADMINISTRATA SHTETËRORE DO TË JETË PUSHIM

-PËR KRYERJEN E DETYRËS NË SHËRBIMET SHTETËRORE OSE PUBLIKE BRENDA PERIMETRIT TR-DR, GJATË PERIUDHËS SË “SHTET-RRETHIMIT” TË FUNDJAVËS, PUNONJËSIT E AERPORTIT APO TË INSTITUCIONEVE TË TJERA SHTETËRORE QË KRYEJNË FUNKSIONE TË DOMOSDOSHME DHE E KANË TË PAMUNDUR LËVIZJEN NË KËMBË, DUHET TË AKREDITOHEN PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT, EMËR PËR EMËR

-MARRJA NË AUTOMJETIN E PUNËS E PERSONAVE TË FAMILJES APO PERSONAVE TË TJERË QË S’KANË LIDHJE ME DETYRËN SHTETËRORE ËSHTË RREPTËSISHT E NDALUAR DHE DO TË NDËSHKOHET ME SANKSIONE TË RËNDA

-PËR VAJTJE – ARDHJET NGA AEROPORTI DREJTUESI I AUTOMJETIT DUHET T’I TREGOJË POST-BLLOKUT, BILETAT E FLUTURIMIT TË PERSONAVE QË DO TË LARGOHEN APO FOTON E BILETAVE TË PERSONAVE QË DO TË MBËRRIJNË.

-DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TRANSPORTIT RRUGOR SHQIPTAR DO TË MBYLLË SHËRBIMET E SAJ NË TË GJITHË SHQIPËRINË DERI NË NJË URDHËR TË DYTË

-NUK JEMI NË EMERGJENCË AS PËR PATENTA TË REJA, AS PËR KOLAUDIM MAKINASH, AS PËR NDRYSHIME TË PRONËSISË SË AUTOMJETEVE, PPO PËR TË MBROJTUR VETEN, NJËRI-TJETRIN DHE SHQIPËRINË NGA ARMIKU I PADUKSHËM QË NA VJEN TË GJITHËVE RROTULL, DUKE KËRKUAR PENGJE NË FAMILJET TONA

-TË GJITHA AFATET E PROCESEVE TË LIDHURA ME DPTRRSH PEZULLOJEN DHE NUMËRIMI I DITËVE TË SKADENCËS SË TYRE DO TË RINISË NË DITËN E RIHAPJES SË SHËRBIMIT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu