Shefja e Shëndetit Publik, Albana Fico e konsideroi të rrezikshëm grumbullimin masiv te njerëzve në stadiumin “Air Albania” ku u zhvillua dhe ndeshja e kombëtares sonë me Poloninë.

Gjatë dites se sotme Fico eshte shprehur, se stadiumi i tejmbushur me mbi 22 mijë tifozë pa zbatuar masat anti-COVID, do të sjellë rritje të padiskutueshme të rasteve.

“Kjo vjen pasi masat anti-COVID nuk u respektuar, mbi 22 mijë tifozë isin grumbulluar. Në fakt  pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona qe vdesin me ato mënyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjeguar disa here me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen. Cdo njeri është nëna, baba, motra dhe vëllai i dikujt tjetër”., u shpreh ajo.

Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen në stadiumin “Air Albania”, kombëtarja humbi 0 me 1 Poloninë, ne kuader te Botërorit 2022.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu