Fatos Nano ka qenë kryetar i PS. Ishte bashkëpunues dhe tolerant në një PS shumëfraksionshe. Ishte qejfi i lekut dhe kazinosë, siç e akuzonte Sali Berisha dikur, por prapë nuk ishte diktator dhe arrogant siç drejtohet sot PS.

Pushtetin në vitin 2005 Fatos Nano dhe PS e humbën për fajin e Nanos, por edhe se Edi Rama punoi nën rrogoz me Erjon Veliaj për ta shkatërruar.

Dhe ia dolën, mjeshtrisht!

Pasi nuk e propozoi për kandidat për President në vitin 2007 dhe as nuk e mbështeti në vitin 2013, Edi Rama sot kishte nisur një letër dashurie për datëlindjen e Nanos. Më pas nxitoi edhe Taulant Balla duke e quajtur “udhëheqës historik”, etj etj lëpirje të shpifura, që edhe vetë Tosit i janë neveritur.

E duan Nanon ta përdorin në fushatë, mundësisht ta nxjerrin në tribunë dhe më pas ta hedhin, pasi humbja është e sigurtë për PS-në.

Kur donte Nano ta ndihmonin, i kthyen shpinën dhe tregonin barcoleta me ambicjen e tij për President. Tani President nuk e bëjnë se kemi President. Në vitin 2022 ka mazhorancë tjetër në parlament dhe nuk ka asnjë shans. Le që Edi Rama e do vetë presidencën, pasi Lulzim Basha ka treguar publikisht se Rama i ka ofruar ti jap qeverinë me kushtin që të jetë President vetë, Edi Rama.

Por edhe sikur Fatos Nano të mashtrohet, edhe sikur Erjon Veliaj ti jap leje ndërtimi për bllok pallatesh të tjera pas TEG, nuk ka Zot që e shpëton PS-në nga humbja.

Po, ka një zgjidhje, që pas humbjes në prill 2021, Edi Rama ti kthejë drejtimin e PS-së që ia përlau në shtator 2005, pasi boll e ka shtrydhur atë parti, e cila prodhoi koncensione, PPP, tenderime, mafie dhe varfëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu