Historia e popullit tonë është e lavdishme që në gjenezën e saj. Dhe pa dyshim një prej emrave më të mëdhenj të kësaj lashtësie është dhe mbreti Gent. Ai do të vinte në fuqi në vitin 181 pes dhe që sa mori frenat e mbretit në dorë ai do krijonte kontradikta me perandorinë romake, e cila do e luftonte me tërë forcën e saj.

Romakët e akuzuan atë se drejtonte ilirët piratë ndaj në vitin 178 do të caktojë një flotë me 10 anije e cila do të vepronte në Adriatik dhe do të inspektonte ujërat mes Ankonës dhe Tarantos. Romakët do të luftonin kundër tij dhe me dredhi. Vetë Gentit iu desh të bënte një luftë të ashpër kundër aristokracisë së lartë, e cila dallohej për tendencat proromake.

Gentin nuk e ndali asgjë në këtë luftë, në të cilën ai sakrifikoi edhe të vëllain, Platorin, që Roma synonte ta vinte në fron në vend të tij. Genti i kushtoi gjithë vëmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik të mbretërisë. Ajo që na dëshmohet më mirë nga burimet midis masave me karakter ekonomik është veprimtaria e dendur monedhaprerëse që zhvilloi Genti.

Krahas Skodrës dhe Lisit mbreti u njohu të drejtën për prerjen e monedhave edhe dy qyteteve të tjera të mëdha, Rizonit dhe Lyhnidit, si dhe dy fiseve të rëndësishme Labeatëve e Daorsëve . Kjo zgjeroi shumë qarkullimin monetar dhe e shtriu atë në viset më të thella të mbretërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu