Studiuesit francezë thonë se kanë marrë rezultate inkurajuese nga privat e një sistemi të ri testimi për Covid-19. Ata thonë se ky lloj testimi mund të japë rezultate në 40 minuta, pa përdorimin e një tamponi dhe pa nevojën e dërgimit të mostrave në laborator.

Sistemi francez tregoi 87.5% saktësi në zbulimin e rasteve pozitive të sëmundjes në analizimin e 220 personave. Studiuesit po kërkojnë tani dritën jeshile nga autoritetet franceze për ta promovuar këtë mënyrë testimi për përdorim komercial.

“Është një test që mund të bëhet kudo”, – tha Alexandra Prie, presidente e SkillCell, një nga partnerët e projektit.

Sistemi, i quajtur EasyCOV është një testim që po zhvillohet në të gjithë botën për të zgjidhur mbingarkesën e vënë re në laboratorë për shkak të numrit të madh të testeve për Covid-19. Sistemi EasyCOV përfshin marrjen e një mostre pështyme nga goja e një pacienti duke përdorur një pipetë.

Pështyma transferohet në epruveta, të cilat nxehen në një pajisje të veçantë portative, të dizejnuar për t’u përdorur në çdo vend. Pas 40 minutash, rezultati është gati. Nëse lëngu në tub është i verdhë, pacienti është i sëmurë me Covid-19. Nëse ngjyra është portokalli, ai është negativ. Pas studimit të bërë në 220 persona autorët i kanë shtrirë testet në një mostër prej 720 personash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu