Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se nuk e ka bërë akoma testin për koronavirusin, edhe pse ka pasur takime me Shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv së fundmi.

Duke folur në “Open”, në një lidhje skype, ministrja Manastirliu tha:

“Në radhë të parë qytetare jam edhe unë. Çdo gjë që them e zbatoj vetë e para. Unë i respektoj masat. Mbaj distancën në çdo takim, madje edhe në shtëpi ku vajzat i përshëndes me dorë.

Testin do ta bëj kur të më rekomandohet nga ekspertët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu