Jugu i Shqipërisë është tronditur mëngjesin e sotëm nga lëkundje të forta tërmeti.
Sipas raportimeve të faqeve që tregojnë detaje mbi tërmetet, mësohet se lëkundja ishte me magnitudë 4 gradë e shkallës rihter dhe është ndjerë në të gjithë Jugun e vendit.
Epiqendra ishte në det, rreth dy kilometra larg Himarës dhe ‘goditi’ vendin rreth orës 08:26 të mëngjesit të sotëm.
Lëkundjes janë ndjerë në Himarë, Gjirokastër, Sarandë, Dropull, Tepelene, Permet, si dhe ne Fier dhe Berat.