Kreu i PD-së Lulzim Basha ka anuluar vizitën për në Athinë ku atje do të festonte me shqiptarët ditën e flamurit për shkak të tërmetit që godit vendin.

Basha ishte i ftuar të merrte pjesë në Kongresin e Nea Demokracisë. Lajmin e anullimit të vizitës së zotit Basha e njoftoi kreu i degës së PD në Athinë, Fatmir Gjoçi.

“Arsyeja është e kuptueshme. Pas situatës së vështirë që po kalon vendi ynë, për shkak të fatkeqësisë natyrore që shkaktoi humbje jetësh, Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, e anulloi vizitën e tij në Athinë.”, shkruan kreu i degës së Athinës.

Siç kishte lajmëruar më herët më herët bashkëatdhetarët, kreu i degës së Athinës bën të ditur se në axhendën e zotit Basha ishin dy takime kryesore: pritja festive me shqiptarët e Greqisë në 28 Nnëntor dhe pjesëmarrja në Kongresin e Nea Demokracisë, i ftuar nga kryeministri grek Kyriakos Micotaqis.

“Zoti Basha kishte planifikuar një sërë takimesh, me Kryeministrin e Greqisë z. Micotakis, Ministrin e Punëve të Jashtme z. Nikos Dendias dhe një sërë personalitetesh të larta të shtetit helen, si dhe personalitete ndërkombëtare diplomatike, që ishin të ftuar në Kongres.”– thekson Fatmir Gjoçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu