Olsian Çela, Prokurori i ri i Përgjithshëm i Shqipërisë, u prezantua sot në institucion nga paraardhësja e tij Arta Marku. Ai bëri zotimin e parë se në kushtet e kësaj situate të vështirë që po kalon vendi. ‘Prokuroria duhet të spikasë në raport me institucionet e tjera, pasi njerëzit kërkojnë drejtësi,’ tha ai.
“Sot ne ndodhemi në fakt në një situatë të vështirë, vendi po përballet me një krizë shumë të madhe për shkak të ngjarjeve të ndodhura në fund të muajit nëntor. Besoj se përgjigjia që Prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të jetë, ajo duhet të spikasë në raport ndoshta edhe me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit sot kërkojnë drejtësi”.