Gjatë drekës së sotme në Tepelenë, Tërmetit i iku oreksi kur pa komandantin e tij të ulur përballë në tavolinë. Asgjë nga ushqimet e shijshme nuk i hynë në sy kryebashkiakut tepelenas, të njohur si fansi numër një i KM.

Teksa nuk futi asnjë çapë në gojë, iu zy gryka duke lëpirë liderin suprem. “Falë jush i kemi të gjitha”,-ishte fraza që përsëriste Peçi pas çdo fjale të tij.

Pjesë nga biseda

Edi Rama-Peçit: Kështu që ne do të mbështesim ty dhe të gjithë si ty që ta mbështesim këtë rrjet. Tepelena po bëhet pikë turistike gjithmonë e më shumë…

Tërmet Peçi: Falë jush…

Edi Rama: Bëhet udhëkryqi i gjithë qarkut, midis Vlorës dhe Gjirokastrës…

Tërmet Peçi: Falë jush them…

Edi Rama: Nuk është portë hyrëse tamam Tërmet, është e ndërmjetme, dmth është korridori, pa kaluar në korridor nuk del dot në anën tjetër, kjo është ideja. Por është një korridor me dhomë ndenjeje…

Tërmet Peçi: Kemi edhe një favor tjetër, përvec investimeve që ne po zbatojmë falë jush edhe në Borsh edhe në Himarë, ne sic thashë pak më parë kemi diskutuar që ke premtuar nuk e di, të dalim edhe në Vlorë…Atëherë mirë se na erdhët…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu