Qendra Europiane e Tërmeteve raporton se tërmeti që goditi Shqipërinë pak minuta më parë ishte me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter.

Ishte ora 22:34 minuta e mbrëmjes së kësaj të diele kur u regjistrua tërmeti.

Epiqendra ka qenë në Lezhë dhe me thellësi 2 km.

Lëkundjet janë ndjerë të fuqishme edhe në qytetet e tjera si Shkodër, Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan dhe Fier.

Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, por lëkundjet kanë shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu