Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shfaq i hapur për bërë një kompromis mbi territoret e Krimesë, Donetsk dhe Luhansk.

Në një intervistë për ABC, ai tha se Kievi mund të kishte një zgjidhje për njohjen e këtyre territoreve, por shtoi se nuk ishte gati për ultimatume në lidhje me NATO-n .

“Për këto fusha që nuk janë njohur nga askush tjetër përveç Rusisë, ne mund të diskutojmë dhe të gjejmë një zgjidhje kompromisi. Ajo që ka rëndësi për mua është se si do të jetojnë njerëzit në këto zona, njerëzit që duan të jenë pjesë e Ukrainës .

Ndërkohe, ministri i jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba po përgatitet të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov në Turqi.