Nje 42-vjeçar eshte proceduar nga uniformat blu te Tepelenes, pasi u kap duke transportuar lende drusore pa dokumentacion.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mamaj, Tepelenë, pasi në vendin e quajtur “Tuneli”, në hyrje të qytetit të Tepelenës, është kapur duke transportuar një sasi lënde drusore, pa dokumentacion.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.