Kanabisi ne Tepelene nuk ka te ndalur.

Policia ka evidentuar dhe goditur tre raste të kultivimit të kanabisit duke arrestuar poseduesit e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në baze te informacioneve te siguruara nga terreni arrestuan në flagrancë R. M., 32 vjeç, I. A., 62 vjeç dhe M. K., 53 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë.

Arrestimi i tyre u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborret e banesave të tyre, u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu