Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit të territorit evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihet në pranga autori i dyshuar.

Njoftimi i policise:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, gjatë kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Dukaj, Tepelenë, në bahçen e banesës së shtetasit I. H., kanë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 49 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë. Materialet në ngarkim të shtetasit I. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.