Ndalohet një shtetas 40-vjeçar nga fshati Hormovë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit, të lëshuar nga Prokuroria, për ndalimin e shtetasit L. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 29.09.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”, në lidhje me konfliktin e ndodhur më datë 15.09.2022, në Tepelenë, ku ky shtetas është konfliktuar me vëllanë e bashkëshortes së tij, shtetasin R. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.