Eshte arrestuar nga policia nje 38-vjecar, pasi ne gjendje te dehur drejtonte makinen dhe ka goditur policin gjate kontrollit.

Njodtimi i policise:

U kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe goditi punonjësit e Policisë gjatë intervistimit, vihet në pranga 38-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, Tepelenë, u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. 38-vjeçari gjatë intervistimit, ka ofenduar dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.