Policia e Tepelenës ka kapur nje shtetas, qe ishte shpallur ne kerkim.

Behet fjale per shtetasin me inicialet R.P 45 vjec banues në fshatin Dragot, Tepelenë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 04.09.2020, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Dragot, Tepelenë, në oborrin e banesës së tij u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu