Policia e Tepelenes ka shpallur ne kerkim nje shtetas 54-vjeçar, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin nje shtetaseje çeke.

Njoftimi i policise:

Secialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. H., 54 vjeç, banues në fshatin Salari, Tepelenë, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetases çeke D. K., 55 vjeçe.

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.