I vodhi çantën e dorës një shtetaseje çeke, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari nga Salaria e Tepelenes.

Njoftimi i policieë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase çeke, për vjedhjen e çantës së dorës së saj, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë punës hetimore u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit, shtetasit M. H., 54 vjeç, banues në fshatin Salari, Tepelenë.

Pas kërkimeve të pandërprera nga punonjësit e Policisë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. H., i cili në datën 07.09.2022, në qytetin e Tepelenës, i ka vjedhur shtetases çeke, çantën e dorës në të cilën mbante sendet personale dhe një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çanta e dorës, një aparat celular, një orë dore, dy karta banke, 110 euro dhe 6000 lekë.

Materiale në ngarkim të shtetasit M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”.