Një person është gjetur i mbytur. Ngjarja ka ndodhur në lumin e fshatit Maricaj, Njësia Administrative Luftinjë, Bashkia Tepelenë.
Trupi i pajetë është konstatuar nga një bari i zonës. Në vend ngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë për të kryer veprimet hetimore. Ende nuk dihet se kujt i përket kufoma, nëse është banor i zonës apo kalimtar që ka përfunduar në rrjedhën e lumit.