Prangoset nje 32 vjecar nga Krahësi i Tepelenes pasi i’u gjeten arme, municion dhe kanabis. Burimet zyrtare policore bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ku u arrestua ne flagrance A.Ç. 32 vjec.

Kane qene specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Policine e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Stacionin e Policisë Memaliaj te cilet bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 32 vjeçarit nga Krahësi.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë atij i’u gjetën nje pistoletë “Zastava”, 1 armë gjahu një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak dhe 20 doza kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprat penale. Ndaj 32 vjecarit rendojne veprat penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje te armëve të gjahut dhe sportive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu