Nje 67 vjecar nga Luzati i Tepelenes eshte proceduar nga policia, pasi akuzohet per shkaterrim prone me zjarr.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasin A. G., 67 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, pasi në hyrje të fshatit Luzat ka ndezur zjarr dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barëra.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë se Gjirokastres, për veprime të mëtejshme.