Nje dite me pare ne Tepelene eshte organizuar i ashtuquajturi “Forumi Qytetar” per te diskutuar hallet dhe shqetesimet e komunitetit qe ka ndaj Rilindjes, wow teresisht absurditet.

Nje farse kjo e pakuptimte qe ka ndermarre kapterri i Rames me pozicion te rendesishem ne Partine Socialiste ne te gjithe vendin dhe ku qelloi qe kete “debat” ta zhvilloje dhe ne Tepelene. Ne mungese te perfaqesimit real te komunitetit, Peza apo sic e quajne ndryshe Mister 1 milionëshi, ka kerkuar ndihmen e Termet Pecit per ta mbushur nje aneks te vogel ne Pallatin e Kultures se Tepelenes me pjesmarres.

Mirepo shumica e te pranishmeve te atjeshem kane qene pensioniste dhe infermieret e Spitalit te Tepelenes, perfshire edhe tek-tuk ndonje punonjes i administrates perfshire rojet fizike te ketij institucioni, sanitarja apo dikush tjeter qe shiste fara luledielli aty jashte.

Peza padyshim qe ka fluturuar nga Tepelena me pershtypjet me te sinqerta dhe reale ne ate qe PS po shnderrohet jo ne nje grope, por ne nje sterre te tere nga mungesa e besimit te elektoratit te vete, pale te elektoratit gri apo dhe atij kundershtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu