Policia Rrugore e Sarandës ka vënë në pranga shtetasin N. M., 31 vjeç, banues në fshatin Berdenesh, Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa rrip sigurimi.

Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasi N. M. ka tentuar t’i korruptojë ata, duke u ofruar një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative.