Që BBV nuk ka asnje “VIP” në perberje kjo dihet, por qe “vipset” aty brenda sillen me keq se llumi i shoqerise edhe kjo po shihet.

Gjithsesi populli jone qe vrapon pas idiotesive ne menyre masive, sidomos pas formateve televizive, ku vulgu eshte motivi kryesor, e sheh me endje dhe ndjekshmeri te larte BBV2.

Kjo tregon dhe shpjegon arsyet e shumta pse vendi yne ndodhet ne kete derexhe ne çdo aspekt jetesor.

Tea  Trifoni është një nga konkurrentet e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Së fundmi, ajo ka rrëfyer detaje rreth jetës së saj, ndërsa u ndal tek divorci i prindërve, sesi ai ndikoi jetën e saj por edhe tek shkollimi.

Ndërkaq, ish-konkurrentja e Përputhen habiti kur tha se që në moshën 15-vjeçare ajo nuk ka prekur asnjë libër me dorë. Kjo për faktin se prindërit e çuan në një shkollë me profil shkencor.

Ajo foli me superlativa për veten, duke theksuar se ishte shumë e zgjuar dhe merrte informacion nga burime të tjera,ia doli të përfundonte shkollën me mesataren e lartë 9.5. Një gjë e vështirë për t’u besuar në fakt.