Fieri tashmë është një nga qytetet që ka shënuar më shumë raste me koronavirus.

Mësohet se një nga punonjësit e Degës së Thesarit kishte rezultuar pozitiv nga Covid-19.

Kjo zyrë përbëhet gjithsej nga 6 punonjës të cilët pas njoftimit se kolegu i tyre kishte rezultuar pozitiv u izoluan në banesat e tyre.

Strukturat e shëndetit publik ndërkohë morën analizat e të gjithë punonjësve të kësaj dege ku 4 prej tyre rezultuan pozitiv ditën e djeshme.

Tashmë edhe punonjësi i 6 i kësaj zyre ka rezultuar pozitiv duke bërë që e gjithë zyra e degës së Thesarit në Fier të mbyllet pasi punonjësit e saj janë izoluar.

Ndërkohë që kjo zyrë ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Financave për veprimet me pagesat në këtë rreth.

Numri total i të infektuarve në këtë qytet sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar në 18 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu