Kryesuesi i listet se kandidateve per deputete i Levizjes Socialiste per Integrim ne Qarkun Gjirokaster, Vangjel Tavo, permes nje postimi ne fb ka bere me dije se, mengjesin e sotem eshte takuar me studente te Universitetit ‘Eqrem Cabej’ te Gjirokastres.
Tavo, gjate takimit ka degjuar shqetesimet e tyre dhe u premtoi studenteve se qeveria e re e pas 25 prillit ka nje program te qarte per te gjithe studentet e Shqiperise.
Ja postimi i Tavos:
Studentët në nevojë urgjente për mbështetje.
– Mbyllja e shumë degëve të studimit,
– tarifat e larta të studimeve Bachelor dhe Master,
– mungesa e Masterit Shkencor në Universitetin e Gjirokastrës duke detyruar kështu studentët të shkojnë në Tiranë apo të ndërpresin studimet pasi për ta është e papërballueshme,
– dhe mungesa e mundësive për punësim pas diplomimit, janë problemet kryesore të studentëve.
Kjo situatë është e papranueshme.
Do të investojmë në kërkimin shkencor dhe inovacionin, që të rinjtë te tregojnë talentin e tyre dhe që shoqëria të konkurrojë në ekonomi me dinjitet si me fqinjët, ashtu edhe me botën.
Do sigurojmë kartën e studentit për të lehtësuar jetën studentore dhe shpenzimet e tyre të përditshme.
Qeverisja e re do përqendrohet e bashkëpunojë me IAL në Gjirokastër në rihapjen e programeve të studimit Bachelor që u mbyllën gjatë këtyre viteve në Universitetin e Gjirokastrës si edhe hapjen e Masterave Shkencor që studentët e jugut të vendit të vijnë në Gjirokastër e jo të ndërpresin studimet apo të sakrifikojë për të shkuar në Tiranë.
Do krijojmë mundësi të shumta punësimi që asnjë i ri apo e re e diplomuar të mos jetë pa punë por të sigurojë pavarësi ekonomike dhe të mbështesë familjen.
Studentët meritojnë më shumë!
Jo propagandë por punë dhe përmbushje e çdo premtimi.
Vangjel Tavo