Ish deputeti i LSI-se per Qarkun Gjirokaster Vangjel Tavo, ka akuzuar ‘Rilindjen’ qeverisese, per nje skandal te madh qe po kryen ne Dropull.

Tavo permes nje postimi ne fb ne menyre faktike ka bere me dije maskaraden qe po ndodh me qytetaret minoritare te Dropullit, te cilet i kane çrregjistruar nga vendbanimi i tyre, pa deshiren e tyre, duke i degdisur diku ne qytete te tjera.

Kesaj maskarade nuk i ka shpetuar as vete ish deputeti Tavo, i cili tashme nuk e sheh veten ne listat e zgjedhesve ne Dropull, por diku tjeter.

Per me shume ndiqni te plote postimin e Tavos: 

Skandal – Skandal – Skandal

Qeveri harbute, dashakeqe dhe e ligë.

E frikësuar gjer në palcë për largimin e saj të sigurt e të pashmangshëm ka kryer veprime të qëllimshme për çrregjistrimin e banorëve nga vendbanimet e tyre duke i regjistruar në qytete të tjera.

Emrin tim, pa asnjë kërkesë timen, e kanë hequr nga Dropulli dhe e kanë caktuar tjetërkund.

300 banorë të Dropullit i kanë çrregjistruar pa dijeninë dhe kundër dëshirës që të mos votojnë në Dropull.

Gabim njerëzor justifikohen por është i qëllimshëm me synim pengimin e votuesve kundër sektit të ligë e në largim të “Rilindjes.”

Kjo po ndodh në të gjithë vendin. Duke u justifikuar me gabim njerëzor cilitdo që ankohet u kërkohen dokumentacion për t’u rikthyer në regjistrimin e vendbanimit apo gjendjes civile. Kjo kërkon kohë dhe pengon banorët të votojnë.

Ky është një plan i qëllimshëm elektoral që duhet ndalur sa më parë. Ky është një plan i ligë, antidemokratik dhe antiligjor.

Kjo është një arsye më shumë për ta shporrur përgjithmonë këtë sekt malinj që ka shkatërruar vendin.

VT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu