Ish ministri i shendetesise Vangjel Tavo ka reaguar per situaten kaotike te shendetesise ne vend.

Permes nje postimi ne fb, Tavo shkruan per avionat e shumte, qe kane cuar qytetaret shqiptare drejt vendeve te tjera per t’u kuruar nga Covid-19.

Tavo gjithashtu ka ka hedhur pyetjen retorike, se: ”Ku është shëndetësia jonë falas?”

Ja reagimi i plote i Tavos: 

Dështimi i Shëndetësisë Falas?

Nga fillimi i pandemisë së COVID-19, nga aeroporti i Rinasit kanë fluturuar 565 chartera ambulancë drejt Turqisë dhe të tjerë drejt Italisë, duke u kushtuar pacientëve shqiptarë mbi 6.7 milionë euro për udhëtime dhe 12 milionë euro të tjera për kurimin në spitalet private.

Ku është shëndetësia jonë falas?

Mungesa e shërbimit cilësor shëndetësor në spitalet tona po i kushton shtrenjtë shqiptarëve.

Po zhvaten edhe në fatkeqësi dhe pandemi.

VT

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu