Nga Vangjel Tavo
Miq,
Ju varfëruan, ju shtypën, ju shpopulluan, vranë shpresën e rinisë, e kthyen vendin në vend të parë për trafiqe, korrupsion dhe shkelje të drejtave tuaja.
E zbrazën Gjirokastrën nga institucionet dhe e kthyen në xhep gjeografik. Fyen socialistët e ndershëm dhe shtuan papunësinë në ekstrem. Penguan integrimin dhe mbajtën peng të ardhmen tuaj.
Por, këta arrogantë dhe oligarkë kanë një frikë të madhe: VOTËN TUAJ.
Tregojuni se jemi një qark krenar dhe fisnik që asnjë sekt i ligë e arrogant nuk mund t’a mposhtë.
Vota juaj është largimi i tyre.
Vota juaj është çlirim nga kjo keq-qeverisje.
Vota juaj sjell një të ardhme më të mirë me punësim, zhvillim, rikthim të shpresës.
Votoni numrin 6 që të përmbush të gjitha premtimet e mia.
Fjala e dhënë nga Vangjel Tavo është fjalë e mbajtur.
Nuk do ketë më asnjë familje me qoftë edhe një pjestar të vetëm të papunë.
Kështu luftohet varfëria.
Së bashku do të punojmë për t’i kthyer dinjitetin qarkut të Gjirokastrës.